Me rastin e festës së 28 Nëntorit, nënkryetari i Komunës së Podujevës, Fahri Restelica, priti sot nxënësit e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Shaban Shala”, të cilët vizituan ambientet e komunës për t’u njohur nga afër me funksionimin e administratës komunale.
Nënkryetari Restelica, duke u uruar mirëseardhje, i njoftoi nxënësit me punën e institucioneve lokale, përgjegjësitë dhe shërbimet që komuna ofron për qytetarët. Gjatë takimit, ai bashkëbisedoi me ta, duke iu përgjigjur pyetjeve dhe interesimit të tyre për çështje të ndryshme që lidhen me komunën.
Në fund të vizitës, nënkryetari Restelica u uroi nxënësve festën e 28 Nëntorit dhe suksese në rrugëtimin e tyre shkollor.





