Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Podujevës, në kuadër të edicionit të 44-të të Takimeve të Kulturës “Kadri Kadriu” 2026, shpall konkurs letrar për poezi, ese dhe tregim të shkurtër, me qëllim të promovimit të krijimtarisë letrare dhe nxitjes së krijuesve shqiptarë.
Të drejtë pjesëmarrjeje kanë krijuesit nga të gjitha trevat shqiptare. Punimet duhet të jenë origjinale, të shkruara në gjuhën shqipe dhe të dorëzohen në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport deri më 4 dhjetor 2026. Për krijimet më të mira do të ndahen çmime në vlera prej 200 deri në 500 euro, si dhe çmime inkurajuese.
Takimet e Kulturës “Kadri Kadriu” do të mbahen më 18 dhjetor 2026, në orën 17:00, në Galerinë e Arteve në Podujevë, ku do të bëhet edhe ndarja e çmimeve për fituesit.
Për më shumë informata rreth konkursit, kushteve të pjesëmarrjes dhe çmimeve, klikoni në vegëzën e mëposhtme.