Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, sot ka pritur në zyrën e tij doktoreshën Selvete Hoti-Hasani, me rastin e pensionimit të saj, pas 36 vitesh punë dhe shërbim në kujdesin shëndetësor për qytetarët.
Gjatë këtij takimi, kryetari Bulliqi e ka uruar për pensionimin, duke vlerësuar rrugëtimin e saj të gjatë profesional dhe kontributin e çmuar që ka dhënë për më shumë se tri dekada.
Në shenjë respekti dhe falënderimi për gjithë punën dhe kontributin e dhënë ndër vite, kryetari Bulliqi ndau mirënjohje për doktoreshën Selvete Hoti-Hasani, duke i uruar shëndet, mbarësi dhe shumë të mira në kapitullin e ri të jetës së saj, tashmë pas përfundimit të karrierës profesionale.


