Sot është pensionuar zyrtari i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Agim Idrizi.
Në ceremoninë e organizuar në ambientet e Komunës morën pjesë kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Valbona Ibishi-Azemi dhe zyrtarë tjerë komunalë.
Kryetari Shpejtim Bulliqi e falënderoi zyrtarin Idrizi për kontributin e dhënë ndër vite për qytetarët dhe institucionin e Komunës së Podujevës.
Në shenjë respekti për punën dhe përkushtimin e tij, kryetari i ndau një mirënjohje z.Idrizi.



