Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot ka parë nga afër përfundimin e punimeve në projektin infrastrukturor, përmes të cilit rruga “Zahir Pajaziti”, me dy kyçje të reja, lidhet drejtpërdrejt me rrugën “Vëllezërit Frashëri” dhe magjistralen Podujevë–Prishtinë.
Ky projekt i rëndësishëm do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve, do të zvogëlojë ngarkesat në trafik dhe do të mundësojë lëvizje më të shpejtë e më të sigurt për qytetarët.
Përveç asfaltimit, në kuadër të projektit janë realizuar edhe shtigje për biçikleta dhe trotuare për këmbësorë, duke përmirësuar kushtet për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.





