Përfaqësuesit e Organizatës “Sharjah Charity International” nga Emiratet e Bashkuara Arabe sot vizituan Komunën e Podujevës, ku u pritën nga nënkryetari, Fahri Restelica dhe përfaqësues tjerë të ekzekutivit komunal.
Gjatë kësaj vizite, përfaqësuesit e Organizatës “Sharjah Charity International” u njoftuan me projektet e realizuara në Komunën e Podujevës dhe gjithashtu u diskutua rreth mundësisë së bashkëpunimit për realizimin e projekteve tjera në interes të qytetarëve të Podujevës.
Në shenjë falënderimi për ndihmën që e ka dhënë Organizata “Sharjah Charity International” për Podujevën dhe qytetarët e saj, nënkryetari Restelica ua ndau një mirënjohje.





