Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, po merr pjesë në ngjarjen ndërkombëtare “NetworkNature Week 2026”, që po mbahet në Paris të Francës.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve dje është mbajtur “Cities Festival 2026” me mbi 200 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës, përfshirë kryetarë komunash, përfaqësues të autoriteteve lokale dhe ekspertë ndërkombëtarë.
Kryetari Bulliqi tha se gjatë këtij aktiviteti patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja dhe ide për zhvillimin e qyteteve dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Gjatë këtij organizimi u prezantuan shembuj dhe përvoja nga qytete të mëdha evropiane, si Parisi, Barcelona, Parma dhe shumë qytete të tjera, duke parë nga afër se si kanë investuar në zhvillimin urban, zgjerimin e hapësirave të gjelbra, mbrojtjen e natyrës dhe krijimin e mjediseve më të mira për qytetarët”, theksoi Bulliqi.
Kryetari Bulliqi dhe drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Liri Hoti-Rama në këto aktivitete po marrin pjesë në kuadër të projektit “Climate Integrated Pathways for Podujeva (CLIPP-P2R)”.



