QKMF – Podujevë njofton qytetarët se nga e premtja, 23 tetor 2026, fillon vaksinimi kundër gripit sezonal, me prioritet për personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe kategoritë e tjera me rrezik të shtuar.
Vaksinimi bëhet në QKMF dhe në të gjitha QMF/AMF, sipas orarit të përcaktuar.
Qytetarët duhet të kenë me vete letërnjoftimin ose certifikatën e lindjes.