Në nderim të heroit të kombit, Zahir Pajaziti, Komuna e Podujevës, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, organizon homazhe dhe program përkujtimor me rastin e ditëlindjes së heroit të kombit, Zahir Pajaziti.
E diel, 1 nëntor 2026
Ora 10:45 – Homazhe
Ora 11:00 – Program përkujtimor me këngë kushtuar heroit
Vendi: Kompleksi Memorial “Zahir Pajaziti”, Orllan.
Në program do të marrin pjesë artistët Afrim Muçiqi, Shyhrete Behluli dhe Nystret Muçiqi, me këngë kushtuar jetës dhe veprës së heroit.
Ftojmë të gjithë qytetarët që të na bashkohen në homazhe dhe në programin përkujtimor, në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së heroit të kombit, Zahir Pajaziti.
Lavdi e përjetshme heroit Zahir Pajaziti!