Komuna e Podujevës, përmes Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, njofton bizneset dhe ndërmarrjet publike se është hapur faza e dytë e aplikimit në kuadër të projektit “Subvencionimi i bizneseve dhe ndërmarrjeve publike – Mbështetje me pajisje pune”.
Kjo thirrje ka për qëllim mbështetjen e bizneseve dhe ndërmarrjeve publike me pajisje pune, për të përmirësuar kushtet e punës dhe për të zhvilluar veprimtarinë e tyre.
Ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë në përputhje me kriteret dhe afatet e përcaktuara në thirrjen publike.
Për më shumë informata rreth kritereve, dokumentacionit të nevojshëm dhe mënyrës së aplikimit, klikoni në vegëzën e mëposhtme: