Mbrëmë, në Teatrin “Avdush Hasani” u dha premiera e komedisë “Shfaqja që shkon keq”, me të cilën u hap edhe sezoni i ri teatror.
Salla e teatrit ishte e mbushur plot me publik, i cili gjatë gjithë shfaqjes shijoi humorin dhe situatat e papritura që sollën aktorët në skenë, duke krijuar një atmosferë të këndshme, me shumë të qeshura dhe duartrokitje.
Shfaqjen e ndoqi nga afër edhe kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, i cili iu bashkua qytetarëve në këtë mbrëmje teatrore.
Kjo premierë shënoi një fillim të suksesshëm të sezonit të ri teatror, duke dëshmuar edhe një herë interesimin e madh të qytetarëve për artin dhe jetën kulturore në Podujevë.