Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Behram Latifi, ka zhvilluar vizita në terren te disa fermerë në fshatrat Llapashticë e Epërme, Dobratin dhe Peran.
Gjatë këtyre vizitave, drejtori Latifi u njoh nga afër me veprimtarinë e fermerëve dhe punën e tyre në sektorë të ndryshëm të bujqësisë, përfshirë kultivimin e drithërave, blegtorinë, prodhimin e frutave të imta dhe perimeve në serra.
Drejtori Latifi u zotua se Komuna do të vazhdojë të mbështesë fermerët dhe zhvillimin e bujqësisë, duke synuar krijimin e kushteve sa më të mira për rritjen e prodhimit vendor dhe fuqizimin e ekonomive familjare që merren me bujqësi.