Sektori për Siguri dhe Emergjenca, në kuadër të Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Podujevës, po zhvillon vizitë zyrtare në Departamentin për Situata Emergjente, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rumanisë, në Bukuresht.
Gjatë vizitës, delegacioni u takua edhe me z. Raed Arafat, Sekretar i Shtetit dhe udhëheqës i Departamentit për Situata Emergjente. Në fokus të takimeve ishin shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira në menaxhimin e situatave emergjente, organizimi institucional, reagimi në raste fatkeqësish dhe forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit.
Vizita synon të kontribuojë në avancimin e kapaciteteve dhe përvojave të Komunës së Podujevës në menaxhimin dhe reagimin ndaj emergjencave.