Në kuadër të shënimit të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Komuna e Podujevës ka vendosur që gjatë tërë muajit tetor shërbimi i mamografisë në QKMF të ofrohet falas për pacientë.
Ky shërbim do të ofrohet çdo ditë pune (e hënë-e premte) prej orës 07:00 deri në orën 13:00 në QKMF.
Kjo po bëhet me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për kontrolle të shpeshta që mundësojnë zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.
Inkurajohen gratë e vajzat që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe t’i kushtojnë vëmendje shëndetit të tyre.