Ura e re që lidh magjistralen “Podujevë-Prishtinë” me rrugën “Vëllezërit Frashëri” po merr formë.
Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, sot pa nga afër punimet që po realizohen në këtë projekt të rëndësishëm infrastrukturor.
“Sot ka nisur betonimi i urës që lidh rrugën magjistrale Podujevë–Prishtinë me rrugën ‘Vëllezërit Frashëri’.
Kjo kyçje e re do të lehtësojë edhe më tej qarkullimin dhe do të përmirësojë lëvizjen në hyrje dhe dalje të qytetit.
Si institucione lokale, do të vazhdojmë të investojmë në krijimin e një infrastrukture sa më moderne, funksionale dhe të përshtatshme për qytetarët tanë”, tha kryetari Bulliqi.