Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Podujevës sot mbajti mbledhjen e radhës, të udhëhequr nga kryesuesi i Kuvendit, Isak Shabani.
Para fillimit të shqyrtimit të pikave të rendit të ditës, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Arbnore Uka-Osmani, propozoi që rendit të ditës t’i shtohet pika “Propozim vendim për ndarjen e mjeteve financiare ndërmarrjes publike lokale “Eko-Llapi” Sh.A Podujevë”, mirëpo për këtë pikë me unanimtet të plotë anëtarët e KPF-së u pajtuan që të propozohet neser për përfshirje në rend dite, me qëllim që të jepet arsyetushmëria dhe të sjellen dokumente tjera përcjellëse.
Gjatë mbledhjes, anëtarët e Komitetit shqyrtuan pikat e parapara në rendin e ditës, të cilat, pas diskutimeve, u rekomanduan për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet nesër më 01.09.2026, nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal.
Pikat e rendit të ditës të rekomanduara janë:
1. Procesverbali nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e mbajtur më 28.07.2026;
2. Propozim-Deklaratë Mbështetëse për eliminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave në politikë dhe në jetën publike;
3. Informatë e Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit për periudhën 01.01.2026 deri më 19.08.2026;
4. Informatë e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për periudhën janar – qershor 2026.