Të martën, më 1 shtator 2026 do të mbahet ceremonia e inaugurimit të objektit të ri të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Ilir Konushefci” në fshatin Lluga dhe do të vendoset gurthemeli për ndërtimin e Palestrës multisportive në Podujevë.
Në të dy ceremonitë do të marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe zyrtarë tjerë nga niveli qendror e lokal.
Në orën 16:00 bëhet inaugurimi i Shkollës në fshatin Lluga.
Në orën 16:40 fillon ceremonia e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e Palestrës multisportive në Podujevë.