Komuna e Podujevës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike në kuadër të procesit të hartimit të Projekt-Buxhetit për vitin 2027. Dëgjimi i radhës u mbajt në Shkollën “Kongresi i Manastirit” në Gllamnik.
Në dëgjim morën pjesë nënkryetari i Komunës, Fahri Restelica, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Arbnorë Uka-Osmani, zyrtarë komunalë, si dhe qytetarë nga Gllamniku dhe lokalitetet përreth.
Në hapje të takimit, nënkryetari Restelica foli për rëndësinë e konsultimit të drejtpërdrejtë me qytetarët gjatë planifikimit të buxhetit, duke i ftuar ata që t’i paraqesin nevojat dhe prioritetet e komunitetit. Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Arbnorë Uka-Osmani, prezantoi planifikimet kryesore të Projekt-Buxhetit për vitin 2027 dhe informoi të pranishmit lidhur me Qarkoren e Dytë Buxhetore.
Gjatë dëgjimt publik, banorët paraqitën kërkesa, propozime dhe sugjerime për investime dhe çështje të ndryshme që lidhen me Gllamnikun dhe fshatrat përreth. Qytetarët patën mundësi të diskutojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit komunalë për nevojat dhe prioritetet që konsiderojnë të rëndësishme për lokalitetet e tyre.