Në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës”, mbrëmë u mbajt koncerti përmbyllës me këngëtarin e mirënjohur Shkumbin Ismaili.
Koncerti përmbyllës u mbajt në sheshin “Katër Dëshmorët” ku solli një atmosferë të veçantë, me muzikë dhe argëtim për qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë, duke e përmbyllur në mënyrën më të bukur këtë manifestim.
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, falënderoi të gjithë qytetarët dhe bashkatdhetarët për pjesëmarrjen, duke theksuar se “Ditët e Diasporës” edhe këtë vit sollën gjallëri, kulturë dhe momente të bukura në qytetin tonë.
“Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e këtyre ditëve të veçanta dhe që së bashku i dhamë Podujevës një atmosferë të bukur e festive.” tha kryetari Bulliqi.