Komuna e Podujevës reagon ndaj një shkrimi të publikuar nga “Llapianët”, në të cilin është shpërndarë një pasaktësi lidhur me hyrjen në hapësirat e QKMF-së në Podujevë.
Hyrja nga e cila shihen disa qytetarë duke kaluar rrethojat e objektit i shërben SHSKUK-së, ku ofrohen shërbime të shëndetit mendor. Kjo hyrje mbahet e mbyllur për arsye sigurie dhe nuk menaxhohet nga Komuna e Podujevës.
Ndërkohë, të gjitha hyrjet në hapësirat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) janë të hapura dhe në funksion 24 orë në ditë. I ftojmë qytetarët që të shfrytëzojnë hyrje-daljet e rregullta të QKMF-së dhe të mos përdorin hapësira që nuk janë të parapara për kalimin e këmbësorëve.