Njoftojmë fermerët e Komunës së Podujevës se është shtyrë afati për aplikim për Programin e Pagesave Direkte.
Afati për aplikim është shtyrë edhe për 10 ditë kalendarike, deri më më 31 korrik 2026.
Aplikimi bëhet në objektin e vjetër të administratës komunale, zyra nr.31, ndërkohë që numrat për aplikim (mbajtjen e radhëve), fermerët mund t’i marrin te zyrtari kompetent në katin e dytë në të njëjtin objekt.
Gjithashtu, ju njoftojmë se përgjatë kësaj periudhe fermerët mund të aplikojnë edhe të shtunën në orarin e rregullt 08:00-16:00.
Përmes këtij programi, fermerët mund të përfitojnë mbështetje për:
• Pagesa Bazë për të Ardhura për sipërfaqet e pranueshme bujqësore;
• Pagesat Rishpërndarëse për fermat e vogla dhe të mesme, si dhe fermerët e rinj;
• Pagesat e Lidhura me Prodhimin dhe Cilësinë për sektorët prioritarë të bujqësisë;
• Eko-Skemat për prodhimin organik dhe praktikat e qëndrueshme bujqësore.
Gjatë aplikimit, të gjitha sipërfaqet, kulturat bujqësore, kafshët, kosheret dhe prodhimi duhet të deklarohen sipas gjendjes reale në fermë. Blegtorët duhet të sigurohen që kafshët janë të identifikuara dhe të regjistruara sipas kërkesave ligjore.
Për informata shtesë, fermerët mund t’i drejtohen Drejtorisë për Bujqësi të Komunës së Podujevës ose të informohen nëpërmjet uebfaqes zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.