Sot u mbajt mbledhja e parë konstituive e Komitetit për Komunitete. Mbledhja u udhëhoq nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Isak Shabani.
Në këtë mbledhje morën pjesë anëtarët e Komitetit për Komunitete, përfaqësues të komuniteteve, si dhe përfaqësues nga Stacioni Policor në Podujevë, KFOR-i dhe OSBE.
Gjatë kësaj mbledhje u bë zgjedhja e kryesuesit të Komitetit për Komunitete. Pas dy propozimeve të paraqitura, me votën e anëtarëve, Xhafer Ademi u rizgjodh kryesues i Komitetit edhe për këtë mandat.
Me këtë rast, kryesuesi i rizgjedhur Ademi falënderoi anëtarët për besimin e dhënë dhe theksoi se do të vazhdojë të punojë me përkushtim në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve, për interesat e komuniteteve jo shumicë.
Po ashtu, në këtë mbledhje u bë edhe themelimi i grupit punues për hartimin e planit të punës së Komitetit për Komunitete për pjesën e mbetur të vitit 2026. Grupi punues u formua me pesë anëtarë, të cilët pritet që nga dita e hënë të nisin përgatitjen e planit të punës për këtë vit.