Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, inspektoi punimet në objektin e Shkollës së Mesme të Lartë “Isa Boletini”.
Kryetari Bulliqi u shpreh i kënaqur me rimtin e punimeve në këtë objekt shkollor.
“Punimet po zhvillohen me ritëm të mirë dhe shumë shpejt Podujeva do të ketë një shkollë të re, moderne dhe të pajisur me të gjitha kushtet e nevojshme për një objekt shkollor bashkëkohor.
Krahas ndërtimit të shkollës, po ndërtojmë edhe sallën e sporteve, e cila do të plotësojë infrastrukturën dhe do t’u krijojë nxënësve kushte edhe më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive”, tha kryetari Bulliqi.
Gjatë kësaj vizite i pranishëm ishte edhe drejtori për Arsim, Avni Fetahu.