Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Fahri Restelica, së bashku me drejtorin e Bujqësisë, Behram Latifi, kanë pritur në takim përfaqësuesit e mullinjve të Podujevës.
Gjatë takimit u diskutua për ecurinë e fushatës së korrje-shirjeve, si dhe për procesin e grumbullimit të grurit nga fermerët e Komunës së Podujevës.
Kryetari Restelica theksoi se si institucione lokale janë të përkushtuar që t’u qëndrojnë pranë fermerëve dhe pikave grumbulluese gjatë procesit të korrje-shirjeve.
“Po ashtu, të gjitha shqetësimet dhe kërkesat e tyre do t’i adresojmë pranë institucioneve qendrore, me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve sa më të shpejta dhe efikase për fermerët”, tha nënkryetari Restelica.
Ky takim është pjesë e një serie takimesh që nënkryetari Restelica dhe drejtori Latifi po zhvillojnë me akterë të ndryshëm të sektorit të bujqësisë në Komunën e Podujevës, me synim mbështetjen e fermerëve dhe koordinimin sa më të mirë të aktiviteteve gjatë sezonit të korrje-shirjeve.