Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, priti sot në takim Komandantin e Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it, kolonelin amerikan Sam Sargeant, si dhe Komandantin e Batalionit, nënkolonelin Danilo Klinar.
Gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë dhe vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Komunës së Podujevës dhe KFOR-it.