Komuna e Podujevës njofton qytetarët se ka hartuar një plan të ri operativ për organizimin e shërbimit të mbledhjes së mbeturinave.
Ky plan është hartuar për shkak të pamundësisë së mbledhjes së rregullt të mbeturinave nga kompania rajonale “Pastrimi”, gjë e cila është konfirmuar edhe nga vetë kompania përmes komunikimit zyrtar me email.
Me qëllim përmirësimin e gjendjes në terren dhe ofrimin e një shërbimi më të mirë për qytetarët, Komuna, në bashkëpunim me kompanitë përkatëse, ka ndërmarrë këtë riorganizim si zgjidhje për rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve.
Në kuadër të këtij plani, nga data 01.07.2026, kompania “Natyra” obligohet që, përveç zonave ku aktualisht operon, të shtrijë shërbimin edhe në këto fshatra:
Lupq i Poshtëm
Lupq i Epërm
Majac
Popovë
Halabak
Tërnavë
Bellopojë
Gërdoc
Batllavë
Dyz
Orllan
Kushevicë
Kalaticë
Brainë
Turuqiçë
Shajkoc
Lladoc
Surdull
Peran
Obrançë
Katunisht
Bradash
Kjo ndarje do të jetë në fuqi deri në marrjen e një vendimi tjetër nga Komuna.