Të nderuar qytetarë të Komunës së Podujevës, siç jeni të njoftuar se për shkak të punimeve që janë duke u realizuar në kolektorin e ujërave të zeza, nga nesër do të mbyllet për qarkullim segmenti i rrugës “Bahri Fazliu” nga udhëkryqi i spitalit deri te udhëkryqi i rrugës “Bajram Krasniqi”.
Njëkohësisht do të hapet segmenti i dytë i rrugës “19 qershori” nga degëzimi me rrugën “Nuhi Gashi” (mbrapa teatrit) deri te udhëkryqi i rrugës “Bahri Fazliu” (udhëkryqi te spitali).
Gjithashtu ju njoftojmë se për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve, rruga njëkahore “Nuhi Gashi” përkohësisht bëhet rrugë dykahore.