Më 24 dhe 25 qershor, në sheshin e qytetit, do të mbahet Panairi i Produkteve Bujqësore të Grave Sipërmarrëse, një aktivitet që promovon prodhimet vendore dhe fuqizimin ekonomik të grave.
Vizitorët do të kenë mundësinë të blejnë perime të freskëta, produkte qumështi, ushqime tradicionale, punime artizanale dhe produkte të tjera natyrale nga prodhuese lokale.
Sheshi i Qytetit, Podujevë
24–25 Qershor 2026
Hapja zyrtare: Ora 11:00