Bazuar në ankesat e qytetarëve rreth kujdestarive të barnatoreve gjatë natës, festave zyrtare dhe ditëve të diela, ju informojmë si në vijim:
Sipas orarit të punës, barnatoret/farmacitë obligohen të respektojnë orarin e kujdestarisë me ç’rast barnatorja/farmacia duhet të jetë e hapur dhe e gatshme për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe të respektojë orarin e përcaktuar të kujdestarisë. Ndërsa për barnatoret e tjera puna jashtë këtij orari mbetet në vullnetin e lirë të ushtrimit të aktivitetit.
Ky orar i kujdestarive është marrë duke pasur si prioritet interesin e qytetarëve, respektivisht sigurimin e qasjes më të lehtë dhe efikase në barna dhe shërbime farmaceutik. Njëkohësisht është synuar që të sigurohet trajtim i barabartë për të gjitha barnatorët pa favorizime apo diskriminime në mënyrë që sistemi i kujdestarive të funksionojë mbi parimet e përgjegjësisë, transparencës dhe barazisë.
Barnatoret/farmacitë do të gjobiten për kundërvajtje në qoftë se veprojnë në kundërshtim me orarin e punës të kujdestarive bazuar në Rregulloren për orarin e punës për biznese.
Të bashkëngjitur e gjeni orarin e punës për barnatoret që veprojnë në territorin e Komunës së Podujevës