Të nderuar qytetarë të Komunës së Podujevës, ju njoftojmë se nga dita e mërkurë (17.06.2026) do të mbyllet një segment i rrugës “19 Qershori” – nga degëzimi me rrugën “Zahir Pajaziti” (te “Pranvera”) deri te degëzimi me rrugën “Nuhi Gashi” (mbrapa Teatrit).
Arsyeja e mbylljes së kësaj rruge është fillimi i punimeve në kolektorin e ujërave të zeza. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, vozitësit e automjeteve duhet të shfrytëzojnë rrugët tjera për qarkullim
Lusim qytetarët për mirëkuptim!