Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Bahri Selimi, pritën në takim përfaqësuesit e Sekretariatit Shtetëror për Zhvillim Ekonomik të Zvicrës (SECO).
Gjatë këtij takimi u diskutua për hartimin e Planit të Mobilitetit për Podujevën, me theks të veçantë në planifikimin urban, zhvillimin e transportit publik si dhe krijimin e një sistemi modern dhe të qëndrueshëm të lëvizjes për qytetarët.
Bashkëpunimi me partnerët zvicranë pritet të kontribuojë në hartimin e politikave dhe projekteve konkrete, të cilat synojnë ta bëjnë Podujevën një qytet më funksional, më të sigurt dhe më të përshtatshëm për të gjithë banorët.
Me këtë rast, kryetari Bulliqi falënderoi shtetin mik të Zvicrës për gatishmërinë dhe mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e projekteve dhe iniciativave në të mirë të qytetarëve të Podujevës.