Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Podujevës, Komuna e Podujevës organizon koncert festiv për qytetarët.
Koncerti do të mbahet më 19 qershor duke filluar nga ora 20:00, në Sheshin e qytetit “Katër Dëshmorët” në Podujevë.
Në këtë mbrëmje festive do të performojnë artistë të njohur të skenës muzikore shqiptare: Selajdin Miftari, Hysni Klinaku, Irma Libohova, Arif Vladi, Korab Shaqiri, Shkodran Tolaj dhe Besiana Mehmedi.
Komuna e Podujevës fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë dhe të festojnë së bashku, nën tingujt e muzikës, Ditën e Çlirimit të Podujevës.