Të mërkurën është bërë hapja e Nënstacionit të Policisë në fshatin Orllan. Në këtë ceremoni mori pjesë kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha e zyrtarë tjerë.
Kryetari Bulliqi u shpreh i lumtur që ky objekt, i cili ishte në pronësi të Komunës së Podujevës, i është dhënë në shfrytëzim Policisë së Kosovës për ngritjen e kapaciteteve të saj dhe rritjen e sigurisë në këtë pjesë të komunës.
“Mbetemi të përkushtuar për të mbështetur Policinë e Kosovës dhe për të krijuar kushtet sa më të mira për punën e zyrtarëve policorë, me qëllim ofrimin e sigurisë dhe rendit për të gjithë qytetarët”, tha ai.