Në kuadër të projekteve infrastrukturore, sot është asfaltuar rruga “9 Vëllezërit” dhe rruga “Kaçanolli (Lagjja e Mehanëve) në fshatin Balloc, ndërkohë që gjatë ditës do të nisë asfaltimi edhe në disa rrugica tjera në fshatrat Shtedim dhe Livadicë.
Drejtori për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Ahmet Ahmeti, i ka përcjell nga afër punimet që po realizohen në këto rrugë. Ai tha se asfaltimi i këtyre rrugëve pritet të përfundojë deri nesër.
Përveç dy rrugëve në fshatin Balloc, me këtë kontratë parashihet asfaltim i rrugës “Ajet Vuqa” me dy akse (I dhe II) dhe rrugës “Luigj Gurakuqi” në fshatin Shtedim dhe rrugëve “Mic Sokoli”, “Hazir Fetahu” me dy akse dhe “Dibra e Madhe” në fshatin Livadicë.