Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, mori pjesë në takimin e organizuar nga Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ku u diskutua për rëndësinë e krijimit të parqeve industriale dhe ndikimin e tyre në zhvillimin ekonomik të komunave.
Gjatë takimit u prezantuan modele moderne të menaxhimit të parqeve industriale, të hartuara me mbështetjen e German Economic Team, të cilat synojnë rritjen e efikasitetit në menaxhimin e hapësirave dhe ofrimin e shërbimeve për bizneset.
Kryetari Bulliqi theksoi se zhvillimi i parkut industrial mbetet një ndër prioritetet për krijimin e kushteve më të mira për investime dhe rritjen e punësimit në Komunën e Podujevës.