Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, sot ka pritur në takim ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Pas këtij takimi ku prezent ishin edhe nënkryetari i Komunës, Fahri Restelica dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahri Selimi, vizituan Stacionin Policor, ku po zhvillohen punimet për rinovimin e këtij objekti.
“Së bashku edhe me komandantin e Policisë në Podujevë, Bashkim Bajrami, pamë progresin e punimeve që po zhvillohen në Stacionin Policor në Podujevë, ku pas rinovimit zyrtarët policorë do të kenë hapësira moderne dhe funksionale për punë”, tha kryetari Bulliqi.