Një delegacion arbëresh i përbërë nga nënkryetari i Komunës San Marzano, Lorenzo Lonoce, këshilltarët nga Komuna Piana degli Albanesi, Giuseppe Carbone dhe Antonino Cusenza, delegati i Shkollës së Mesme “Liside-Cabrini” të Tarantos, Prof. Leonardo Belvedere dhe gazetari Loris Castriota Skanderbegh, vizituan qytetin e Podujevës.
Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja me qytetin dhe kulturën e Podujevës e forcimi i lidhjeve kulturore e historike ndërmjet komunave arbëreshe dhe Komunës së Podujevës.
Gjatë kësaj vizite delegacioni arbëresh vizitoi edhe “Odën e Llapit”, ku prezent ishte edhe nënkryetari i Komunës së Podujevës, Fahri Restelica dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Valbona Ibishi-Azemi.