Profili i Planit Zhvillimor Komunal 2026-2034 dhe gjendja fillestare e tij ka qenë temë e një takimi me qytetarë që u mbajt në sallën e Kuvendit Komunal.
Në këtë takim mori pjesë kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, nënkryetari, Fahri Restelica, drejtorë e zyrtarë komunalë dhe përfaqësues të kompanisë që e ka hartuar atë.
Kryetari Bulliqi theksoi se ky Plan si një dokument i rëndësishëm strategjik përcakton prioritetet, vizionin dhe drejtimin e Komunës në tetë vitet e ardhshme.
“I falënderoj të gjithë pjesëmarrësit që ishin në këtë takim dhe në të njëjtën kohë i ftoj edhe qytetarët tjerë dhe ekspertët që të japin kontributin e tyre në mënyrë që ky dokument të jetë sa më cilësor dhe gjithëpërfshirës”, tha Bulliqi.
Gjatë viti 2025 janë mbajtur edhe disa takime informuese me qytetarë rreth hartimit të këtij dokumenti strategjik komunal.