Drejtoria Komunale e Arsimit ka organizuar Olimpiadën e Gjuhës Shqipe me nxënësit e klasëve të IX-ta të Komunës së Podujevës.
Në këtë ngjarje të rëndësishme arsimore janë shpallë 11 fitues, të cilët do të përfaqësojnë Komunën e Podujevës në Garën Shtetërore të Gjuhës Shqipe.
Komuna e Podujevës i përgëzon të gjithë pjesëmarrësit për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në këtë garë dhe iu uron suksese në rrugëtimin e tyre në garat republikane!