Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe Halil Kastrati nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit” nënshkruan marrvëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e pesë shtëpive për familjet me kushte të rënda ekomnomike në Komunën e Podujevës.
Sipas kësaj marrëveshjeje Komuna e Podujevës participon me nga 10 mijë euro për secilën shtëpi (50 mijë në total), kurse pjesën tjetër të shpenzimeve e mbulon Shoqata “Jetimat e Ballkanit”.
Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, kryetari Bulliqi dhe humanisti Kastrati vizituan dy familje, që janë përfituese të ndërtimit të shtëpive nga marrëveshja e kaluar.
Bulliqi e Kastrati vizituan edhe Qendrën rezidenciale për të moshuar, e cila është afër përfundimit.
“E falënderova hoxhën e nderuar Halil Kastrati për këtë bashkëpunim të shkëlqyer që kemi për realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve tanë!”, tha kryetari Bulliqi.
Gjatë këtij takimi dhe këtyre vizitave e pranishme ishte edhe drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Lirie Hoti.