Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqit, sot ka pritur në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri.
Gjatë këtij takimi ata diskutuan për bashkëpunimin e deritashëm ndërinstitucional dhe për realizimin e projekteve.
Pas takimit, kryetari Bulliqi e ministri Demiri, vizituan Stacionin e Autobusëve që është ndërtuar në bashkëfinancim ndërmjet Komunës e Ministrisë dhe po ashtu panë nga afër punimet që janë duke u zhvilluar në Tregun e Gjelbër, që gjithashtu realizohet në bashkëfinancim më MZHR-në.
“Ministrin Demiri e falënderova për vizitën dhe u zotuam që këtë bashkëpunim ta vazhdojmë edhe më tutje në realizimin e projekteve në të mirë të qytetarëve tanë”, tha kryetari Bulliqi.
26.03.2026, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim