Komuna e Podujevës, përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, ka hapur thirrjen publike për mbështetje financiare për klubet dhe shoqatat sportive që veprojnë në Komunën e Podujevës. Thirrja synon përkrahjen e projekteve që ndikojnë në zhvillimin e sportit, përfshirë organizimin e aktiviteteve sportive, mbështetjen e klubeve garuese, avancimin e sportit të femrave dhe përfshirjen e personave me nevoja të veçanta.
Afati për aplikim është nga 24 mars deri më 16 prill 2026, ndërsa secili aplikues mund të dorëzojë vetëm një projekt. Të drejtë aplikimi kanë klubet dhe shoqatat sportive të regjistruara në Komunën e Podujevës që marrin pjesë në gara zyrtare dhe kanë përmbushur obligimet e mëparshme. Aplikimet duhet të jenë të plota dhe të dorëzuara brenda afatit të përcaktuar.
Për më shumë informata rreth aplikimit, klikoni vegzën e mëposhtme: