Komuna e Podujevës njofton qytetarët, organizatat e shoqërisë civile, bizneset dhe palët e tjera të interesuara se është vënë në konsultim publik Draft Plani i Punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2026. Qëllimi i këtij konsultimi është përfshirja e qytetarëve në procesin e planifikimit të aktiviteteve dhe prioriteteve, në mënyrë që ky plan të reflektojë sa më mirë nevojat dhe interesat e tyre. Të gjithë të interesuarit ftohen të japin komentet, sugjerimet dhe rekomandimet e tyre lidhur me këtë draft.
Konsultimi publik do të zgjasë 15 ditë, nga data 17.03.2026 deri më 31.03.2026. Debati i përgjithshëm publik me qytetarë do të mbahet më 26.03.2026, duke filluar nga ora 11:00, në ndërtesën e Komunës (salla e mbledhjeve). Propozimet dhe vërejtjet mund të paraqiten gjatë debatit publik, me shkrim në Zyrën për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim (zyra nr. 54), ose në formë elektronike përmes emailit: isak.shabani@rks-gov.net