Teatri i Qytetit “Avdush Hasani” në Podujevë ka shpallur thirrje publike për projekte teatrore për vitin 2026. Ftohen regjisorët të aplikojnë me propozim-projekte për realizimin e shfaqjeve për skenën e mbrëmjes (dramë ose komedi) dhe për shfaqje për fëmijë, me autor shqiptar ose të huaj.
Aplikimi duhet të përfshijë projektin skenik, tekstin e shfaqjes, CV-në e regjisorit, tabelën financiare dhe kopjen e letërnjoftimit ose pasaportës. Afati për dorëzimin e projekteve është deri më 06.04.2026.