Në kuadër të projektit “Përkrahje me mëshqerra”, sot Komuna e Podujevës, përmes Drejtorisë së Bujqësisë, ka bërë shpërndarjen e 56 krerëve mëshqerra për fermerët përfitues.
Nga projekti janë gjithsej 162 fermerë, ndërsa pjesa tjetër do të shpërndahet në fazat në vijim.
Në procesin e shpërndarjes mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, dhe drejtori i Bujqësisë, Behram Latifi, të cilët i uruan të gjithë përfituesit dhe u zotuan se mbështetja për blegtorët do të vazhdojë edhe në të ardhmen.