Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me Drejtorin e Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Vigan Salihu, kanë nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me përfaqësuesit e organizatës “Preda Plus” për mbështetjen e grave ndërmarrëse.
Projekti parashikon ofrimin e trajnimeve dhe pajisjeve për 100 biznese të reja në pronësi të grave, organizimin e kampeve intensive të ndërmarrësisë për 350 vajza të reja, si dhe krijimin e rrjeteve mbështetëse dhe forcimin e kapaciteteve lokale për përkrahje afatgjatë të grave në biznes.
Ky projekt ka për qëllim të ndihmojë gratë që zhvillojnë bizneset e tyre dhe të përmirësojnë mundësitë për rritje profesionale dhe ekonomike.