Më 6 mars, ora 19:00, në Teatrin “Avdush Hasani” do të prezantohet shfaqja mysafire “Sytë e Ujkut” nga Integra.
Autore: Doruntina Basha
Regjisor: Kushtrim Koliqi
Luajnë: Irena Aliu, Edona Reshitaj, Armend Smajli, Albina Krasniqi
Shfaqje mysafire – “Sytë e Ujkut”
Në një shtëpizë të largët malore, tre breza grash jetojnë në vetmi.
Gjyshja dhe Nana thurin përralla për ta mbajtur Dilën larg syve të botës, derisa zhdukja e saj e papritur e detyron Nanën të përballet me traumën që i kishte shtyrë në izolim.
06.03.2026 (e premte)
19:00
Hyrja falas
Rezervimi i obliguar (numëri i ulëseve i kufizuar), andaj na shkruani në faqen zyrtare të teatrit: Teatri “Avdush Hasani” Podujevë.