Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovë, në Bulevardin e Qytetit sot është hapur Panairi me produke artizanale e ushqime tradicionale.
Ky Panair me moton “Së bashku jemi forcë” ka për qëllim edhe promovimin e punës së grave dhe mbështetjen e prodhimeve vendore e ruajtjen e trashëgimisë kulturore në këtë datë të rëndësishme për shtetin tonë.
Panairin e vizitoi edhe kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, i cili i përgëzoi organizatoret për këtë aktivitet dhe gratë për punën e vyer në ruajtjen e traditave kombëtare.
Të pranishëm në Panair ishin edhe drejtorë komunalë e anëtarë të Kuvendit Komunal.
Panairi do të jetë i hapur edhe ditën e mërkurë.