Nxënësit e shkollave të Komunës së Podujevës po vazhdojnë të dëshmojnë përkushtim, talent dhe cilësi të lartë në arsim, duke arritur rezultate të jashtëzakonshme në Garat Shtetërore të Fizikës.
Me krenari të veçantë veçojmë sukseset e tyre:
Rrezon Hoxha, klasa e 12-të, vendi i parë – Gjimnazi “Aleksandër Xhuvani”, Podujevë
Redon Mavriqi, klasa e 9-të, vendi i tretë – SHFMU “Xheladin Rekaliu”, Podujevë
Muadh Maçastena, klasa e 7-të, vendi i tretë – SHFMU “Dr. Ibrahim Rugova”, Podujevë
Këto arritje janë dëshmi e punës së palodhshme të nxënësve, përkushtimit të mësimdhënësve dhe mbështetjes së vazhdueshme nga shkollat dhe familjet. Sukseset e tyre janë frymëzim për bashkëmoshatarët dhe krenari për gjithë komunitetin tonë.
Komuna e Podujevës ju uron nxënësve fitues për këto rezultate të shkëlqyera dhe suksese të reja në rrugëtimin e tyre akademik!