Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, e ka emëruar Valbona Ibishi – Azemin drejtoreshë në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Valbona Ibishi – Azemi i ka mbaruar studimet Bachelor në Universitetin “Dardania”- drejtimi Juridik dhe gjithashtu për Gjuhë angleze dhe letërsi amerikane në të njëjtin Universitet. Ajo i ka përfunduar edhe studimet postdiplomike – Master për gjuhë angleze dhe letërsi amerikane.
Nga viti 2010 ajo ka punuar mësimdhënëse e gjuhës angleze në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Zahir Pajaziti” në Orllan. Ndërsa, gjatë mandatit të kaluar ka qenë drejtoreshë e Administratës Komunale.
Kryetari Bulliqi i uroi drejtoreshës Ibishi-Azemi suksese e punë të mbarë në detyrën e re.